beshishti

JETONI DHE LINI TE JETOJNE

beshishti

BSH paralajmeron

27 Mars 2008 · 0 Komente

Rrezik nga kredia ne valute

Ne deklaraten e fundit te Bankes se Shqiperise “Mbi stabilitetin e sistemit financiar ne Shqiperi”, vleresohet se sistemi financiar ne Shqiperi, ka vijuar rritjen e tij te qendrueshme gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2007. Rezultati mjaft i mire financiar, si ne sektorin bankar ashtu edhe ne ate financiar jobankar, ka ardhur si rrjedhoje e perdorimit me te mire te burimeve financiare dhe vazhdimit te zgjerimit relativisht te shpejte te veprimtarive me kthim te larte nga investimi. Por, nderkaq Banka e Shqiperise terheq vemendjen per ashpersimin e karakteristikave te rrezikut, qe mbart huadhenia e shpejte dhe posaçerisht ajo ne valute, si rezultat i rritjes se luhatshmerise se kursit te kembimit dhe ndryshimit te shpeshte te normave te interesit. Keta jane dy faktore veçanerisht te rendesishem, qe mund te percaktojne aftesine paguese te huamarresit ne rastin e huase ne valute. “Bankat ashtu si edhe klientet e tyre huamarres, duhet te ndjekin me kujdes dinamiken e zhvillimeve te ketyre faktoreve, dhe te kryejne veprimet e nevojshme per t’u mbrojtur nga zhvillimi i tyre i pafavorshem’, paralajmeron BSH-ja. Banka e Shqiperise do te miratoje se shpejti disa masa rregullative, te cilat synojne te zbusin kete rrezik per bankat dhe klientet e tyre dhe te tregojne se eshte e rendesishme dhe e shendetshme per agjentet ekonomike qe te financojne nevojat per zhvillim ne te njejten monedhe ne te cilen sigurojne te ardhurat e tyre.

 

Kategoritë: 1

0 komente

Shkruaj një koment