|
|
![]() |
|
| Interpretuesit e këngës “Në emër të dashurisë” përgatiten për Eurovizion |
Maqedonia përzgjodhi krijimin me të cilin do të përfaqësohet në festivalin europian të këngës “Eurovision”, që këtë maj do të mbahet në Beograd.
Trioja e këngëtarëve, Tamara Todevska, Adrian Gaxha dhe Vrcak me “Në emër të dashurisë” arritën të fitonin votat e jurisë dhe të publikut gjate spektaklit të organizuar në Panairin e Shkupit të shtunën në mbrëmje.
Të tre këngëtarët nuk janë të panjohur për një eveniment si ‘Eurovisioni’. Tamara Todevska, vjet doli e dyta në garën përzgjedhëse. Adrian Gaxha doli i dyti sëbashku me këngëtaren legjendare Esma Rexhepova në vitin 2006. Këtë vit artistët u bashkuan edhe me Vrcak për të siguruar fitoren për përfaqësimin e Maqedonisë në Beograd me një këngë që anon nga ritmet R&B.
Adrian Gaxha si një këngëtar shqiptar që do të përfaqësojë tani me dy kolegët e tij maqedonas vendin në ‘Eurovision’, arriti që të marrë më shumë pikë nga këngëtarja tjetër shqiptare në garë, Tuna. Kjo e fundit me këngën ‘Pyes pa zë’, u rendit e shtata pas shpalljes së rezultateve të votimit të kombinuar të jurisë dhe publikut.
Spektakli i së shtunës në mbrëmje përfshiu edhe një retrospektivë të përfaqësimeve të Maqedonisë në ‘Eurovision’ me performancën e legjendës së muzikës pop, Maja Odzhaklievska. Mes të ftuarve të mbrëmjes ishte edhe këngëtari nga Bosnje-Herzegovina, Hari Mata Hari, që gjithashtu e ka përfaqësuar vendin e tij në ‘Eurovision’.
Në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte edhe respekti për Toshe Proeskin, i ndarë nga jeta gjatë një aksidenti në Kroaci vitin e shkuar. Për Maqedoninë ai konsiderohet një hero i muzikës pop.
Maqedonia në Beograd do të konkurrojë në gjysmë-finale, e cila do të zhvillohet më 22 maj.
Përzgjedhja e këngës përfaqësuese për në ‘Eurovision’ këtë vit u përcoll me polemika të shumta për shkak të paqartësive në mënyrën e pranimit të këngëve. Juria e Festivalit më herët përzgjodhi 15 këngë dhe 6 kompozime shtesë. Mirëpo më pas u vendos që 6 kompozimet të mos futen në garë.
Mes të skualifikuarve ishte edhe këngëtarja shqiptare Big Mama, e cila kishte përgatitur një duet me Bojan 13, një drejtues kontroversial emisionesh, për shkak të paraqitjes së tij gjithmonë si grua.
GJITHASHTU
Vëllezërit Coen fitojnë Oskar për filmin
Maqedonia përzgjedh këngën për Eurovizion
Heath Ledger vdiq aksidentalisht


0 komente
Shkruaj një koment