beshishti

JETONI DHE LINI TE JETOJNE

beshishti

NGA BEOGRADI

21 Mars 2008 · 0 Komente

BEOGRAD - Kryetari i Serbisë Boris Tadiq vlerësoi të enjten se kërkesa për hetim të përgjegjësisë për trazira në Mitrovicën e Kosovës, të cilën ministri Slloboan Samarxhiq ka dërguar në KB,paraqet”shenjë të funksionimit zgjedhor të Qeverisë”.Si mysafir i emisionit “Press pretres” në televizonin PInk,Tadiq tha se vetëm Ministria e punëve të jashtme mundet në atë mënyrë që të komunikojë me organizatat ndërkombëtare. Kryetari i Serbisë ka hedhur vlerësimet se trazirat në Mitrovicën e Kosovës paraqesin hyrje në ndarje të pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Ai shtoi se këtë moment kjo çështje po përdoret në opinionin ndërkombëtar që në “një mënyrë të arsyetohet situata e krijuar”. Ai theksoi se nuk ka informacion se pjesëtarët e UNMIK-ut gjatë aksionit në ndërtesë të gjykatës në Mitrovicë, të hënën,kanë gjetur numër të caktuar të pushkëve të gjata të pjesëtarëve të MPB të Serbisë. Tadiq konsideron se diç e tillë do të paraqet “rrezikim të madh të sigurisë para se gjithash serbve në Kosovë”.I pyetur se a do të kandidohet Bozhidar Djeliqi i PD për kryeministër të Serbisë ,Tadiqi është përgjigjur se partia do të analizoj kandidatët dhe “përgjigje do të jep me kohë”.

Kategoritë: 1

0 komente

Shkruaj një koment