| Friday, 21 March 2008 | |
Kriza e ndodhur qeveritare në Maqedoni, pas kërcënimeve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për lëshim të koalicionit qeverisës, janë shkaku pse Maqedonia vonohet në pranimin e pavarësisë së Kosovës. Këtë informacion fillimisht e kaliferuar Radio Televizioni i Kosovës (RTK), kurse të enjten e ka konfirmuar edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi si dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rafiz Haliti. Pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se çështja e njohjes së pavarësisë nga Maqedonia është punë e kryer. Ai madje tha se vendimi është marrë më herët për këtë çështje por ka “mbetur i ngrirë” për shkak të zhvillimeve të fundit në Qeverinë e Maqedonisë. Ndërkohë BDI ashpër e ka sulmuar PDSH-në se me veprimet e papërgjegjshme për dalje nga Qeveria e ka vonuar procesin e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. “Sjellja e papërgjegjshme e PDSH-së e ka vonuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Të gjitha informatat tona flasin se njohja e Kosovës nga Maqedonia është dashur të bëhet të mërkurën në pako me Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë”. Kështu ka akuzuar partinë e Menduh Thaçit, nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se realisht Maqedonia është me qeveri teknike e cila nuk ka legjitimitet që të bëjë njohjen e Kosovës.
Ai për këtë fajin ia hedh PDSH-së e cila me veprimet e saj prolongoi që Maqedonia këtë javë të njohë shtetin më të ri të botës. I pyetur se si e komenton mosshkuarjen e krerëve të PDSH-së dhe PPD-së në Prishtinë, Haliti potencoi se Thaçi dhe Veseli e kanë kuptuar se me sjelljet e tyre e kanë dëmtuar njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë. Sipas tij, brengos fakti se sa më tepër që vonohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë ky vend identifikohet me politikën e Moskës dhe Beogradit. Edhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) duke u thirrur në burime diplomatike në Prishtinë ka bërë të ditur se PDSH-ja me kërcënimet për braktisjen e Qeverisë e ka vonuar njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë. “Kriza e shkaktuar nga paralajmërimet për dalje të PDSH-së nga koalicioni qeveritar kanë prolonguar njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë”, njoftoi të mërkurën RTK-ja. Duke u thirrur në burime diplomatike në Prishtinë, RTK ka informuar se ka qenë e paraparë që Maqedonia ta njohë pavarësinë e Kosovës të mërkurën ose të enjten, së bashku me Bullgarinë, Kroacinë dhe Hungarinë, mirëpo është prolonguar për shkak atë krizës qeveritare të shkaktuar nga paralajmërimet e PDSH-së për dalje nga Qeveria. Duke u bazuar në të njëjtat burime, RTK ka informuar se për shkak të kësaj krize qeveritare, njohja e Kosovës nga ana e Maqedonisë do të prolongohet për disa ditë, e ndodhsha edhe për disa javë. Në Qeverinë e Maqedonisë nuk duan të komentojnë se kur do të ndodhë njohja e Kosovës e as deklaratën e Halitit. |
“Rrebelimi” i PDSH-së, vonon njohjen e Kosovës
21 Mars 2008 · 0 Komente
Kategoritë: 1
Kriza e ndodhur qeveritare në Maqedoni, pas kërcënimeve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për lëshim të koalicionit qeverisës, janë shkaku pse Maqedonia vonohet në pranimin e pavarësisë së Kosovës. Këtë informacion fillimisht e kaliferuar Radio Televizioni i Kosovës (RTK), kurse të enjten e ka konfirmuar edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi si dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rafiz Haliti. Pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se çështja e njohjes së pavarësisë nga Maqedonia është punë e kryer. Ai madje tha se vendimi është marrë më herët për këtë çështje por ka “mbetur i ngrirë” për shkak të zhvillimeve të fundit në Qeverinë e Maqedonisë. Ndërkohë BDI ashpër e ka sulmuar PDSH-në se me veprimet e papërgjegjshme për dalje nga Qeveria e ka vonuar procesin e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. “Sjellja e papërgjegjshme e PDSH-së e ka vonuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Të gjitha informatat tona flasin se njohja e Kosovës nga Maqedonia është dashur të bëhet të mërkurën në pako me Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë”. Kështu ka akuzuar partinë e Menduh Thaçit, nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se realisht Maqedonia është me qeveri teknike e cila nuk ka legjitimitet që të bëjë njohjen e Kosovës.

0 komente
Shkruaj një koment