| Berisha ik! Proteste te enjten, 20 mars, ora 18.00 para Kryeministrise
19 mars 2008 Neser, pra diten e enjte, ne oren 18.00 para Kryeministrise do te zhvillohet nje protestë dhe homazh per gjëmën thellësisht të dhimbshme të Gërdecit, ku burra, gra e fëmijë gjëtën vdekjen nëpër shtëpia të ngritura me mund, ose nëpër magazina vdekjesh ku punonin për bukën e gojës. Tragjedia e Gërdecit, aspak natyrore, por e shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe grykësia e një qeverisje primitive me në krye jo një Kryeminister, por një Kryemaester të pushtetit, justifikimeve, genjeshtrave dhe korrupsionit të skajshëm, kërkon drejtësi. Kjo qeveri, barrakja e fundit e tranzicionit që na ka marrë frymën dhe dinjitetin, po rrënohet duke u munduar të fshehë e justifikojë paturpësisht atë që duket sheshit, një krim publik të një qeverisje tragjike. Në momentet e fundit po kërkohen nga Kryeministri mjetet e mjera për ta shpëtuar këtë rrënojë. Të mos ja japim, t’i themi MJAFT! SHQIPTAR, MOS RRI PO DUKU dhe BERISHA IK do jenë thirrjet e kësaj proteste që kërkon t’i imponojë një qeverisjeje të verbër e të shurdhët vullnetin e shqiptarëve për më shumë dinjitet, një jetë më të mirë, dhe një qerevisje njerëzore. Lëvizja Mjaft! BERISHA LE TE DASHUROHET ME SHQIPTARET, ME MIRE! MAKABRITET ESHTE CDO FJALE QE THOTE AI, NDERSA MANIPULIMET KA 18 VJET QE I BEN AI, JO MEDIA!!!! |
|
BERISHA IK - PROTESTE TE ENJTEN, 20 MARS PARA KRYEMINISTRISE
20 Mars 2008 · 0 Komente
Kategoritë: Pa kategori

0 komente
Shkruaj një koment