beshishti

JETONI DHE LINI TE JETOJNE

beshishti

Si stresi ne pune ul produktivitetin e punonjesve. Masat qe duhen marre per ta zbutur dhe parandaluar ate

27 Mars 2008 · 0 Komente

Kohet e fundit ne mjediset e menaxhimit eshte shtuar diskutimi mbi stresin ne pune, faktoret qe e shkaktojne ate dhe menyrat se si ai mund te menaxhohet. Intensiteti ne pune, diferenca midis nevojave materiale dhe shpirterore te punonjesve, me balancimin e tyre, jane faktoret me te pergjithshem qe shkaktojne stresin ne pune. Pra, stresi eshte rrjedhoje e bashkeveprimit te punonjesve me kushtet qe i rrethojne ata. Studimet tregojne se ne vendet e zhvilluara 25% e punonjesve jane te stresuar ne pune, ndersa rreth 75% besojne se niveli aktual i stresit eshte me i larte se i gjeneratave te meparshme. Por perveç demeve shendetesore, stresi eshte nje faktor i rendesishem qe demton ose ul edhe produktivitetin e punes.

Pervoja ka treguar se nderhyrja e faktoreve institucionale ose individuale mund te zbusin efektet e stresit dhe ta parandalojne ate. Prej ketej del nevoja e menaxhimit te tij, si dhe minimizimit te faktoreve qe e shkaktojne ate. Ne kushtet e vendeve te varfra dhe atyre ne tranzicion, per vete dukurite qe i shoqerojne keto procese, stresi ka nje prani te shtuar dhe domosdoshmeria e menaxhimit te tij duhet te jete nje funksion i rendesishem i niveleve te menaxhimit dhe pjese e pandare e pergjegjesive funksionale te tyre.


Disa faktorë, që shkaktojnë stresin në punë:

-Intensiteti i punës;

-Mungesa e faktorëve rigjenerues gjatë punës, siç mund të jenë pushimet e shkurtra gjatë punës, mundësitë për t’u ushqyer ose për të pirë kafe;

-Stili konfliktual i menaxherit;

-Përdorimi pa vend i masave disiplinore;

- Thellimi i hierarkisë dhe autoritetit përtej kufijve të arsyeshëm;

-Pasiguria në punë;

-Strukturë e komplikuar organizative dhe raportimi;

-Një sistem pagash i papërshtatshëm dhe që nuk merr parasysh kontributet reale të secilit punonjës;

-Në kushtet e vendeve të varfra dhe atyre në tranzicion, stresi ka një prani të shtuar.

 
Disa nga shkaqet e stresit

Shkaqet qe mund te prodhojne stresin jane te shumte dhe ato mund te lidhen me mjedisin e brendshem ne pune, si dhe me faktore te tjere te jashtem, politike, shendetesore, familjare etj. Perpjekja per te gjurmuar faktoret qe shkaktojne stresin ka sjelle klasifikimin e meposhtem: Intensiteti i shtuar ne pune, mungesa e faktoreve rigjenerues gjate punes, siç mund te jene pushimet e shkurtra gjate punes, mundesite per t’u ushqyer ose per te pire kafe. Ndonese ne pergjithesi nuk mund te flitet per nje intensitet te larte te punes ne subjektet tona publike e private, padyshim qe mund te flitet per poste te veçanta pune qe mbartin intensitet te larte, si dhe per mungesen e kushteve rigjeneruese te aftesive per pune brenda subjektit. Stili menaxhues eshte nje element qe shkakton stres ne pune te te punesuarit, veçanerisht dukuri te tilla qe kane te bejne me nje komunikim te varfer, vendimmarrje te mbyllur, si dhe kufizimin e mundesive te te punesuarve per te qene pjese e plote e te gjithe procesit. Stili konfliktual i menaxherit, ne vend te bashkepunimit, perdorimi pa vend i masave disiplinore ne vend te ofrimit te keshillave dhe masave qe menjanojne thyerjen e disiplines, jane burime te stresit. Ndryshimi i shpejte i niveleve te drejtperdrejta te menaxhimit eshte nje burim tjeter stresi per punonjesin, rrjedhoje e pamundesise se tij ne kohe, per t’iu pershtatur stilit te menaxherit. Marredheniet nderpersonale kur karakterizohen nga mungesa e frymes se bashkepunimit ose e perjashtimit, nga thellimi i hierarkise dhe autoritetit pertej kufijve te arsyeshem, jane nje element qe sjell pa diskutim stres tek te punesuarit. Organizimi i dobet i vendit te punes, si dhe mungesa e linjave te qarta te raportimit, autoritetit dhe pergjegjesive, ose e thene me fjale te tjera, kerkesa e llogarise nga shume “shefa” kundrejt te njejtit punonjes, sjellin stres, pasiguri dhe mungese e orientimit te duhur.

Pasiguria ne pune, qe reflektohet ne mundesine e vendimeve arbitrare te menaxhereve, lidhja e kontratave afatshkurtra me punonjesit, kritere te paqarta dhe evazive punesimi, pamundesi per zhvillimin e karrieres, perparimin ose ngritjen ne detyre, cenojne besimin e te punesuarve ne te ardhmen e tyre dhe ne kushtet e kesaj pasigurie, ata vihen ne kerkim te punesimeve te reja, proces qe shoqerohet me stres. Kushtet e pakenaqshme materiale per pune, si mungesa e pajisjeve te pershtatshme qe mundesojne dhe lehtesojne realizimin e pergjegjesive, prania e faktoreve demtues te shendetit, siç mund te jene temperaturat, mungesa e ajrimit, zhurmat dhe ndotja, jane gjithashtu burime stresi. Mungesa e nje motivimi per te kryer detyren dhe realizuar pergjegjesite, e shprehur ne nje nivel te ulet shperblimi, nje sistem pagash i papershtatshem dhe qe nuk merr parasysh kontributet reale te secilit punonjes; reagimi i dobet i menaxhimit, si ndaj perkushtimit te disave dhe neglizhences ne pune te disa te tjereve, transmetojne elemente stresi tek te punesuarit. Mundesia e ndikimeve politike ne zhvillimin e karrieres dhe garancia e pamjaftueshme per vazhdimin e punes per shkak te nje legjislacioni qe nuk siguron nje mbrojtje reale te te drejtave. Burimet e pamjaftueshme materiale e financiare per te perballuar jetesen e familjes reflektojne nje stres te pergjithshem qe e shoqeron punonjesin gjate gjithe kohes. Ndryshimet politike, veçanerisht ne vendet ne tranzicion kur akoma roli i politikes ka nje ndikim te drejtperdrejte ne ecurine e punes dhe zhvillimin e karrieres se te punesuarit ne sektorin publik, eshte faktor per pranine e stresit.

 
Si mund te menaxhohet stresi

Ne thelb, menaxhimi i stresit konsiston ne eliminimin, minimizimin ose parandalimin e faktoreve qe e shkaktojne ate. Duke patur parasysh se ky nuk eshte nje proces i thjeshte, por kompleks, menaxhimi i stresit kerkon ndermarrjen e hapave me karakter teknik, organizativ dhe social, te parashikuara ne planet e veprimit te çdo subjekti. Subjektet publike ne teresi dhe ato private, duhet te synojne me prioritet te ndermarrin hapa te tilla qe e parandalojne stresin, kjo per shkak se kostot dhe ndikimet perkatese jane shume me efikase. Ja disa nga kerkesat qe nxisin parandalimin e stresit ne pune dhe qe duhet te konsiderohen nga çdo menaxher:

-Sinkronizimi ose balancimi i ngarkeses ne pune me kapacitetet.

-Organizimi i punes ne menyre te tille qe te nxitet mendimi i punonjesve dhe te perdoren drejt aftesite e tyre.

-Percaktimi i qarte i rolit te çdo punonjesi ne arritjen e objektivit te organizates.

-Krijimi i mundesive qe punonjesit te marrin pjese ne vendimmarrjet qe kane rendesi per punen e tyre.

-Qartesimi i perspektivave te zhvillimit te karrieres dhe punesimit.

-Nxitja e mundesise per nderveprime dhe veprimtari sociale me punonjesit.

Gjithashtu, parandalimi dhe menaxhimi i stresit mund te kerkoje ndermarrjen e disa hapave.

-Hapi i pare: Identifikimi i faktoreve potenciale qe shkaktojne stres. Kjo kerkon te merren parasysh disa rrethana, te cilat kane te bejne me madhesine e subjektit qe do te ekzaminohet, si dhe me burimet potenciale ne dispozicion te ketij qellimi. Duke njohur teorikisht faktoret qe shkaktojne stres, puna per identifikimin e tyre konsiston ne perzgjedhjen e atyre faktoreve qe kane rrezik me te madh per subjektin ose jane me tipik per te, duke lehtesuar keshtu koston e identifikimit te faktoreve. Keshtu p.sh., ne nje institucion qendror te administrates publike, zor se mund te zgjidhet si faktor stresi, niveli i ndotjes, nderkohe qe ne nje subjekt privat te konsoliduar nuk mund te perbejne faktor stresi, ndryshimet politike.

-Hapi i dyte: Matja dhe shkalla e ndikimit te faktoreve. Ky hap mund te realizohet nepermjet disa instrumenteve qe bazohen ne percaktimin e shtrirjes se faktoreve ne mjedisin e subjektit, si dhe ne intensitetin e veprimit te tyre. Metoda te ndryshme perdoren per kete qellim, por ato qe jane te rekomandueshme nga te gjithe, bazohen kryesisht ne diskutimet me te punesuarit, intervistat dhe pyetesoret qe duhet te plotesojne te punesuarit, te cilat rekomandohet te jene ne mirebesim, ne menyre qe te shpalosin pa rezerva shkallen e veprimit te faktoreve te stresit, edhe kur keto kane te bejne me marredheniet nderpersonale ose me stilin e menaxhimit.

 

-Hapi i trete: Analizimi i te dhenave, klasifikimi i faktoreve, si dhe percaktimi i prioriteteve dhe instrumenteve te nderhyrjes. Pasi burimet e stresit jane identifikuar, jane klasifikuar faktoret paresore qe e shkaktojne, eshte e rendesishme te percaktohen instrumentet e nderhyrjes. Keto instrumente mund te jene me karakter teknik e material, qe kane te bejne me shmangien e faktoreve qe shkaktojne stres, si ndotjet, zhurmat, krijimi i kushteve me te mira per pune apo furnizimi i pajisjeve qe lehtesojne punen. Ato mund te kene edhe karakter organizativ, si shperndarja me e drejte e ngarkeses midis te punesuarve, ndertimi i strukturave organizative, pershkrimi i qarte i vendit te punes dhe linjave te raportimit, si dhe promovimi e nxitja e karrieres.
Ne kete menyre, menaxhimi i stresit eshte nje çeshtje qe duhet te jete element i rendesishem i objektivave dhe planeve te subjekteve publike e private. Por deri tani, kjo eshte nje dukuri qe nuk e perfshin sferen e menaxhimit ose elemente te saj realizohen ne menyre spontane. Menaxheret ne pergjithesi jane me te prirur te zbatojne masa te rrepta disiplinore sesa te minimizojne ose eliminojne faktoret qe shkaktojne stresin, duke rritur keshtu ne pergjithesi koston e punesimit.

 

 

 

→ 0 KomenteKategoritë: 1

BSH paralajmeron

27 Mars 2008 · 0 Komente

Rrezik nga kredia ne valute

Ne deklaraten e fundit te Bankes se Shqiperise “Mbi stabilitetin e sistemit financiar ne Shqiperi”, vleresohet se sistemi financiar ne Shqiperi, ka vijuar rritjen e tij te qendrueshme gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2007. Rezultati mjaft i mire financiar, si ne sektorin bankar ashtu edhe ne ate financiar jobankar, ka ardhur si rrjedhoje e perdorimit me te mire te burimeve financiare dhe vazhdimit te zgjerimit relativisht te shpejte te veprimtarive me kthim te larte nga investimi. Por, nderkaq Banka e Shqiperise terheq vemendjen per ashpersimin e karakteristikave te rrezikut, qe mbart huadhenia e shpejte dhe posaçerisht ajo ne valute, si rezultat i rritjes se luhatshmerise se kursit te kembimit dhe ndryshimit te shpeshte te normave te interesit. Keta jane dy faktore veçanerisht te rendesishem, qe mund te percaktojne aftesine paguese te huamarresit ne rastin e huase ne valute. “Bankat ashtu si edhe klientet e tyre huamarres, duhet te ndjekin me kujdes dinamiken e zhvillimeve te ketyre faktoreve, dhe te kryejne veprimet e nevojshme per t’u mbrojtur nga zhvillimi i tyre i pafavorshem’, paralajmeron BSH-ja. Banka e Shqiperise do te miratoje se shpejti disa masa rregullative, te cilat synojne te zbusin kete rrezik per bankat dhe klientet e tyre dhe te tregojne se eshte e rendesishme dhe e shendetshme per agjentet ekonomike qe te financojne nevojat per zhvillim ne te njejten monedhe ne te cilen sigurojne te ardhurat e tyre.

 

→ 0 KomenteKategoritë: 1